E Shtunë, 31 Tetor 2026

Force India lejon Fisichellan të shkojë tek Ferrarri

Skuderia Force India ka lejuar pilotin e saj Giancarlo Fisichella t’i bashkohet skuadrës italiane Ferrari për pjesën e mbetur të sezonit të Formula 1. Kreu i skuadrës Force India ka deklaruar se nuk ka mundur ta ndalojë pilotin italian, pasi të garosh për Ferrarin është një ëndërr për të gjithë e për më shumë për Fisikelën që është italian. Piloti do t’i bashkohet skuadrës tamam në kohë për garën në pitën italiane të Moncas me 13 shtator. Më 30 gusht ai u rendit i dyti në garën e Belgjikës. Fisichella do të zëvendësojë kështu bashkëpatriotin e tij Luca Badoer, i cili garonte në vend të brazilianit Felipe Massa i dëmtuar. Ky i fundit pritet që të bashkohet me ekipin dhe t’i rikthehet garave sezonin e ardhshëm. Massa u dëmtua në kokë në garën për çmimin e madh të Hungarisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›