E Diel, 1 Nëntor 2026

Letrat me vlerë pritet të zhvlerësohen në pak ditë

Vlera e bonove të privatizimit pritet të bjerë ndjeshëm në tregun e lirë të këmbimit e mbase duke ju rikthyer niveleve të fillim qershorit. Shkak ështëë bërë riaktivizimi i një sasie të konsiderueshme të letrave me vlerë, që e konvertuar, shkon në disa qindra miliona dollarë, të bllokuara në disa fonde piramidale investimi prej shumë vitesh. Në mbledhjen e fundit të qeverisë kaloi projektligji për Sipërmarrjet e investimeve kolektive, ku në një pikë të së cilës parashikohet që të gjitha bonot e privatizimit të investuara në këto fonde investimi do t’ju shpërndahen individëve. Për rregullimin e afateve dhe procedurave është ngarkuar Ministria e Financave por më parë duhet që ky draft ligjor të miratohet nga parlamenti.
Bëhet fjalë për sasi të mëdha të letrave me vlerë, që shkojnë në disa miliarda lekë, të mbledhura gjatë viteve nga fonde të tilla piramide si AngloAdriatika me qëllim privatizimin e aseteve shtetërore e që kanë mbetur të paaktivizuara. Rishpërndarja e këtyre bonove tek qytetarët që i investuan ato, pritet të rrisë sasinë e letrave me vlerë në treg, duke sjellë rrjedhimisht edhe zhvlerësimin e ndjeshëm të tyre.
Aktualsiht bonot e privatizimit tregtohen për 18-19 për qind të vlerës, shifër tepër e lartë, po ta krahasojmë me vetëm 3 muaj më parë kur kishim të bënim me nivele që nuk kalonin 5 apo 6 për qind. Rritja me disa fish e vlerës se bonove të privatizimit në treg u shkaktua nga premtimi i kryeminsitrit për përdorimin e tyre edhe në procesin e legalizimit, për pagesën deri 80 për qind të detyrimit të qytetarëve ndaj Aluizni-t. Por vendimi më i fundit i qeverisë për zhbllokimin e të gjitha bonove të futura në fondet e investimit, pritet të japë impakt të menjëhershëm në treg, shoqëruar me zhvlerësimin e letrave me vlerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›