E Diel, 1 Nëntor 2026

QKL përmirëson shërbimet për biznesin

3 muaj nga hapja e Qendrës Kombëtare të Lincensimit, përfaqësues të bizneseve, drejtues të kësaj qendre dhe përfaqësues të USAID-it, kanë diskutuar së bashku për të përmirësuar më tej cilësinë e shërbimeve të ofruara nga QKL. Zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, i pranishëm në këtë takim tha se krahas hapjes së sporteleve të reja në të gjithë vendin, brenda këtij viti QKL do të ofrojë online një informacion të plotë mbi lejet dhe licensat e dhëna jo vetëm nga kjo qendër, por edhe nga njësitë vendore.
Pranë sporteleve me një ndalesë të QKL aplikohet për rreth 80 për qind të licensave dhe lejeve në vend. Hapja e kësaj qendre, që automatizon procesin e licensimit dhe zvogëlon hapësirat për informalitet, është një hap tjetër në vijim të reformës rregulltare të ndërmarrë nga qeveria me synim përmirësim e klimës së biznesit në vend, procedura të përshpejtuara dhe transparente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›