Forcimi i lekut, frenon rritjen e cmimeve
Forcimi i lekut ndaj dollarit ka frenuar rritjen e cmimeve te naftes dhe dritherave.
Leku eshte forcuar mesatarisht me 12% ne terma nominale ndaj dollarit amerikan,
ne tremujorin e fundit te vitit. Megjithate, rreziku i rritjeve te metejshme te cmimit te naftes vazhdon te jete i pranishem, ne kushtet e pasigurise ne lidhje me ecurine e situates energjetike ne vend. Edhe per vitin 2008 regjimi i kursit te kembimit i ndjekur nga Banka e Shqiperise do te vazhdoje te jete i lire. Vlera e lekut kundrejt valutave te huaja do te vendoset lirisht ne tregun e kembimit, duke u percaktuar nga kerkesa dhe oferta. Megjithate, ne raste te vecanta, Banka e Shqiperise ka njoftuar se, do te nderhyje ne tregun valutor me qellim zbutjen e luhatjeve te demshme afatshkurtra te kursit te kembimit te lekut. Monedha vendase mbetet e forte ndaj valutave kryesore, pavaresisht se, eksportet jane plot 4 here me pak se importet. Por leku ka qene superior ndaj valutave vitet e fundit per shkak te prurjeve te emigranteve. Gjate sezonit turistik dhe festave te fund vitit, kerkesa per leke rritet me shume se zakonisht duke ndikuar edhe ne forcimin e vleres se monedhes vendase.