Ministrat urdhra dhe masa per shkelesit
Prej me shume se tri vjetesh Ministrat e Shendetesise kane nxjerre urdhra per heqjen e dypunesimit ne shendetesi, pasi ka te beje me konfliktin e interesit. Sipas urdhrit te pare te nxjerre rreth dy vjet e gjysme me pare asnje nga punonjesit e shendetesise nuk do te lejohej qe te punonte ne klinika private dhe ne shtet. Ka qene ish-ministri i shendetesise, Maksim Cikuli, i cili leshoi kete vendim per koleget e vet te QSUT-se, te cilet duhet te benin zgjedhjen mes shtetit dhe privatit. Pas nderrimit te kabinetit qeveritar edhe ministri i ri i shendetesise, Nard Ndoka kerkoi qe personeli i dypunesuar te bente zgjedhjen se ku do te punonte ne QSUT apo ne klinikat private. Ky urdher i dhene per te gjithe personelin shendetesor ndryshoi vetem pak dite me vone ku Ndoka kerkoi qe shefat e pavijonit ishin te detyruar te mos punonin tek privati, apo te kishte nje klinike private ne emer te tij. Per te gjithe punonjesit e QSUT-se, nga drejtoria u kerkua te vete deklaronin me ane te nje formulari per pozicionet qe kishin dhe nese ishin ose jo te dypunesuar apo drejtues te klinikave private. Por nga verifikimet nuk rezultoi asnje shef qe drejtonte klinike private, pasi keto te fundit nuk ishin te regjistruara ne emer te tyre.