E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i ri, lejohet dypunesimi i mjekeve

Sonila Isaku
Personeli shendetesor ka te drejten e dy punesimit, por kjo pas orarit zyrtar te qendrave dhe institucioneve shendetesore. Projekt-ligji i ri "Per kujdesin shendetesor" i hartuar nga Ministra e Shendetesise parashikon dy punesimin e mjekeve dhe te personelit tjeter, por pasi te kene perfunduar orarin e plote ne shtet. Kurse persa i perket ceshtjes me te perfolur per dy punesimin ose jo te shefave ne kete ligj nuk eshte parashikuar asnje nen. "Punonjesi i shendetesise i punesuar me orar te plote ne institucion publik shendetesor, mund te ushtroj veprimtari private ne kujdesin shendetesor, vetem pas orarit te rregullt te punes" thuhet ne piken nje te nenit 46 te ketij ligji. Sipas ketij neni, do te thote se nuk ka perjashtime per shefa sherbimi apo per mjeke te thjeshte. Te gjithe punonjesit e shendetesise, sipas ketij projekt-ligji, e kane per detyre qe te zbatojne orarin e tyre zyrtar dhe me pas jane te lire per te ushtruar "zanatin" edhe ne klinikat private.
Debati
Dy vjet me pare ceshtja e konfliktit te interesit ne shendetesi ishte me e diskutuara, dhe me urdher te ish-ministrit Cikuli, nuk u lejua dy punesimi i mjekeve dhe shefave te pavijoneve ne klinika private. Ky urdher u kerkua te zbatohej edhe nga ministri aktual i shendetesise, Nard Ndoka. Ky i fundit u kerkoi mjekeve te deklaronin per dy punesimin dhe me pas do te ishte drejtoria e QSUT-se qe do te merrej me verifikimet. Ne rast se ndonje nga mjeket do te rezultonte i dy punesuar apo ne kundershtim me ate qe kishte deklaruar ne formular atehere do te penalizohej. Por deri me tani, dy vjet qe kur ky urdher ka qarkulluar ne dyert e QSUT-se vetem dy shefa pavijonesh kane lene detyren e tyre per tu marre me klinikat private.
Shefat
Me projekt-ligjin e ri edhe shefat e pavijoneve duket se do te punojne lirshem ne klinikat private. Ndonese deri me sot, ata e kane pasur te pamundur ligjerisht per te punuar ne nje klinike private, sipas projekt te sapo hartuar puna tek privati pas orarit zyrtar lejohet edhe per ta. Ne te gjithe draftin e hartuar nga Ministra e Shendetesise nuk ka asnje nen qe te parashikoje punen dhe orarin e shefave te pavijoneve. Deri me sot nje shef pavijoni duhet te drejtonte vetem punen e mjekeve dhe infermiereve te katit te vet, si dhe te kryente vizitat tek disa nga pacientet. Nderkohe qe mjeket nga ana e tyre duhet te raportonin cdo dite tek shefi i pavijonit per shtrimet, dhe ky i fundit te ishte ne dijeni me te gjitha ato cka ndodhnin ne cdo ore te dites. Ne te kundert nese shefi i pavijonit kerkonte te punonte ne nje klinike private duhet te linte kete post drejtues ne QSUT dhe te punonte aty si mjek ndersa ne privat pas orarit zyrtar. Ndersa me ligjin e ri shefat e pavijoneve mund te drejtojne nje klinike private ose te punojne tek ajo, pasi per ta nuk ka asnje mase ndeshkuese ose mos lejuese.
Ministra percakton kuotat vjetore
Tashme specializimi i mjekeve eshte i detyruar me ligj. Tre vjet me pare nje urdher i ish-ministrit te shendetesise e ka ndaluar ate, por gjate ketij viti do te jene 180 persona te cilet do te perfitojne. Sipas ligjit, pas regjistrimit dhe licencimit punonjesi i shendetesise me kualifikim universitar ka te drejte te aftesohet ne fusha specifike te kujdesit shendetesor nepermjet specializimit. Nderkohe qe kuotat hartohen dhe planifikohen nga Ministria e Shendetesise se bashku me Urdhrat e profesionisteve. Po sipas ketij projektligji, punonjesit shendetesore jane te detyruar te aftesohen ne menyre te vazhdueshme profesionalisht me qellim te ruajtjes dhe te ngritjes se cilesise se kujdesit shendetesor.

Tabela
Punonjes te QSUT

2429 punonjes numerohen te jene sot ne QSUT
248 punonjes jane ne administraten e ketij institucioni
157 pedagoge punojne ne kete qender
310 mjeke u vijne ne ndihme pacienteve
80 kryeinfermiere jane sot ne pavijone
1052 eshte numri i infermiereve te QSUT
398 sanitare kujdesen per higjienen e spitalit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›