Mallrat e importit, cmimet rriten 8%
Blerina Hoxha
Cmimet e mallrave te importit kane thyer rekordet historike qe kur Shqiperia liberalizoi tregtine me jashte, duke u rritur ne vitin e fundit plot 8 per qind. Nderkohe qe rritja mesatare e cmimeve te mallrave te importit ne vitet 2001-2006 ishte 1.2%.
Sipas nje studimi me te fundit te Bankes se Shqiperise ne lidhje me kete tendence, prirja rritese e cmimeve mesatare te importeve gjate vitit te fundit u verejt si ne grupin e mallrave te konsumit, ashtu dhe ne grupin e lendeve te para te prodhimit. Kategorite e shportes se mallrave te konsumit, ndikuan ne nje rritje te pergjithshme te cmimeve ne tregje, ndersa rritja e cmimeve te lendeve te para nga importi u ndje ne kostot e prodhimit. Edhe nga raportimet e vete bizneseve, ne vrojtimin e besimit te bizneseve, rezulton se rritja e kostove te prodhimit gjate ketij viti ka qene rreth 2 here me e larte sesa mesatarja historike.
Drithi dhe nafta rritjen me te madhe
Cmimet e mallrave baze, si drithi dhe nafta, ne tregun boteror jane rritur me ritme te shpejta gjate dy-tre viteve te fundit. Cmimi i grurit ne tregun boteror u rrit me 32% gjate ketij viti13, ne krahasim me rritjen mesatare vjetore 7% gjate viteve 1999 - 2006. Ky zhvillim, ne prani te mungeses se prodhimit vendas dhe situates jo te mire energjetike, ndikoi ne rritjen e cmimit te bukes dhe te produkteve te saj ne vend. Banka e Shqiperise shpjegon ne studimin e saj se, inflacioni vjetor i indeksit te bukes dhe te dritherave u rrit me 10% gjate vitit 2007, ne krahasim me nje periudhe 8-vjecare te qendrueshme. Gjate kesaj periudhe u ndje dhe efekti dytesor i kesaj rritjeje ne cmimet e produkteve bulmetore. Por nga ana tjeter forcimi ne terma nominale i lekut me 8% ndaj monedhes amerikane, ne kete vit, ka frenuar percjelljen e plote te rritjes se cmimit te drithit ne vend. Banka qendrore ne studimin e saj pohon se, cmimi ne vend u rrit sa 1/3 e rritjes se cmimit jashte. Gjithashtu cmimi i naftes ne tregun boteror ka ardhur ne renie ne terma mesatare, por eshte luhatur ndjeshem. Dinamika e ndryshimit te cmimit te naftes ne tregun boteror eshte ndjekur dhe nga cmimi i ketij produkti ne vend.
Cmimet e importit si ndikojne
Cmimet e importit mund te ndikojne inflacionin ne vend, nepermjet cmimeve te mallrave te konsumit te importuara dhe ndikimit ne koston qe bizneset perballojne, shpjegojne ekspertet ne Institutin e Statistikes. Zhvillimet ne cmimet e mallrave te konsumit dhe te prodhimit deshmojne per ndikimin inflacionist te cmimeve te importit, kohet e fundit.
Zhvillimet ne cmimet e importit ne leke, jane kombinim i ecurise se cmimeve te huaja ne monedhen e vendit eksportues dhe kursit te kembimit. Aktiviteti tregtar i vendit tone me jashte eshte i orientuar drejt vendeve te Bashkimit Evropian. Kursi i kembimit te lekut ndaj monedhes evropiane ka nje ndikim percaktues. Pasi duke filluar nga gjysma e dyte e vitit 2006 dobesimi i lehte i lekut ndaj euros ka lejuar percjelljen e presioneve inflacioniste nga cmimet e huaja. Rritja e ketyre cmimeve pjeserisht reflekton rritjen e kerkeses nga ana e ekonomive ne zhvillim si Kina, India etj. si edhe veprimin e disa faktoreve qe kane kufizuar oferten e ketyre mallrave. Pakesimi i ofertes per drithera ka ardhur nga renia e prodhimit si pasoje e motit te thate ne vendet prodhuese te medha te dritherave dhe pakesimit te i rezervave. Ndersa zvogelimi i kapaciteteve prodhuese te lira dhe rreziqet gjeopolitike, krahas pakesimit te stokut, kane cuar ne rritjen e cmimit te naftes.