E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcimi i se djathtes shqeteson izraelitet kritike

Vdekje se majtes vdekje se majtes bertasin te rinj izraelite ne nje demonstrate ne Jeruzalem. Kampi i djathte ne Izrael tregohet i bindur ne vetvete dhe agresiv i mbeshtetur ne nje shumice te konsiderueshme ne parlament. Te pakten dy parti te koalicionit partia ultra-ortodokse Schas dhe Ysrael Beiteinu shtepia jone Izrael nuk jane persa i perket ndertimit te tyre demokratik beson politologu i Jeruzalemit Yaron Ezrahi Ne thelb ato jane parti antidemokratike ne nje demokraci parlamentare. Si politolog qe vezhgon prej me shume se 40 vjetesh politiken izraelite une besoj se sistemi yne parlamentar ne plan afatgjate eshte mjaft i forte per ti mbijetuar keto hapa pas dhe regjimin e komunikimit demokratik ne parlament. Ne plan afatshkurter une shoh nje forcim te politikes se djathe e cila kete mund ta themi pa ngurruar ka edhe tipare fashiste. Ajo drejtohet nga urrejtja frika dhe perjashtimi total i tjetrit.

Jo nenshtetesi. Vetem Liebermanni kupton arabisht. Me kete slogan elektoral krijoi shefi i partise Ysrael Beiteinu Avigdor Liebermann atmosfere kunder izraeliteve me origjine arabe dhe luftoi per votat e zgjedhesve. Me sukses. Liebermanni nderkohe eshte minister i Jashtem dhe konkuron me kryeministrin Netanjahu dhe Partine e tij Likud per te kryesuar ne opinione ne kampin e djathte.

Shtohen grupet qe nuk besojne tek demokracia

Nje problem ne rritje ne shoqerine izraelite per politologun Yaron Ezrahi eshte qe minoritetet qe nuk besojne ne nje demokraci parlamentare qe u sherben qytetareve te saj po behen gjithnje e me te medha. Emigrantet hebrenj me origjine ruse besonin tek nje shtet kombetar thote Ezrahi i cili bazohet ne te drejten e me te fortit ndersa hebrenjte ultra-ortodokse dhe nacionaliste-fetare thjesht nuk e njohin qeverine. Kjo nis qe ne shkolla.

Shkollat e shaseve per shembull terheqin breza hebrenjsh ultra-ortodokse. Per ta demokracia ideja e pushtetit qe vjen nga populli eshte jo vetem e huaj por edhe krejt absurde thote ai.

Koalicioni qeveritar me drejtim te djathte nderkohe ka vene ne rruge dhe pjeserisht ka miratuar nje sere ligjesh qe drejtohen kunder minoritetit arab dhe kritikeve te qeverise. Para pak kohesh u miratua ligji anti-bojkot. Ai parashikon ndeshkimin e bojkotimit te mallrave nga kolonite ne zonat e pushtuara. Pak pas kesaj Likudi dhe partia Ysrael Beiteinu do te miratojne projektligje per konstatimin e burimeve te financimit te grupeve te te drejtave te njeriut.

Autor Tim Aszligmann/ Auron Dodi

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›