Shtohen pikepyetjet per reagimin e policise ndaj masakres ne Norvegji

Ne nje kohe kur Norvegjia mban zi per vdekjen e te pakten 93 veteve nga shperthimi i nje bombe ne Oslo dhe nga te shtenat ne nje ishull prane po shtohen pyetjet kritike per reagimin e ngadalte te policise ndaj sulmit.
I dyshuari per te shtenat Anders B. mbante veshur uniformen e nje polici te premten kur hapi zjarr kunder qindra njerezve ne ishullin e vogel Utoeya ne veriperendim te Oslos.
Policise me sa duket iu desh rreth nje ore per te arritur ne vendin e ngjarjes pasi mori nje telefonate emergjence nga ishulli. Te pakten 86 vete u vrane nga te shtenat shumica e tyre te rinj qe ndiqnin nje kamp veror te organizuar nga partia Laburiste ne pushtet. Rreth 100 vete u plagosen. Shefi i policise se Oslos Sveinung Sponheim tha ne nje konference shtypi se ne ishull duhet te qe ndodhur nje polic por nuk dihet se ku ishte ai kur ndodhen te shtenat.
Sponheim-i shtoi se personi i dyshuar kishte ende shume municion kur iu dorezua forcave speciale te policise. Ai shtoi se nje ekspert i kriminalistikes teknike nga policia Metropolitan e Londres po i ndihmon hetimet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje batiskaf i policise para ishullut Utoya
Vonesat ne veprim
Nje vendim i policise qe te priste forcat speciale nga Oslo 45 km larg vendit te ngjarjes e vonoi reagimin e saj. Nje varke e papershtatshme me sa duket i ngadalesoi edhe me tej veprimet.
Kur ne varke hipen kaq shume njerez dhe ne te u vune edhe armatime varka nisi te mbushej me uje keshtu qe motori u ndal tha Erik Berga shef i operacioneve te policise ne lokalitetin Buskerud.
Banore lokale thuhet se arriten ne ishull perpara policise. 48 vjecarja Line i tha agjencise se lajmeve AFP se policia i kishte thene qe te mos i afrohet ishullit. Por ajo dhe fqinjet e saj nuk munden te rrijne larg per shkak se degjonin te bertiturat e femijeve qe po vriteshin.
Nuk isha vetem une por ketu kishte shume njerez me varka tha Line. Ndoshta ishin 20 varka. Ne u afruam dhe u sollem rreth ishullit ne u afruam me shume se policia ose sherbimet sanitare theksoi ajo.
Zedhenesi i policise Henning Holtaas tha se ishte i sigurte qe pergjigja e policise ndaj sulmit do te hetohet. Por prioriteti ne periudhen e tanishme ishte te shpetonin jetet e te plagosurve dhe te vazhdonte operacioni.
32 vjecari Anders B. eshte i dyshuari kryesor si autor i shperthimit ne Oslo te premten perpara masakres ne ishull. Policia tha se ai i kishte pranuar te dyja sulmet dhe pretendon te kete vepruar i vetem. I dyshuari do te dale para gjyqit per here te pare sot 25.07. ku nje gjykates do te vendose nese seancat do te jene publike. Mund te kalojne jave perpara se kunder tij te ngrihet nje aktakuze formale.
Autor Andrew Bowen afp dpa rtr / Auron Dodi
Redaktoi Bahri Cani