E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa demtohen Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nga embargoja e Kosoves

Sipas te dhenave zyrtare te institucioneve shteterore serbe vellimi i shkembimeve me Kosoven ne vitin 2010 arriti ne rreth 400 milione dollare. Mallrat me te rendesishme qe jane derguar ne Kosove jane gruri energjia elektrike sheqeri krepi ushqimet nafta nafta bruto leter karton dhe ilace.

Ne te njejten kohe nga Kosova per ne Serbi arriten mallra me vlere 4.03 milione dollaresh.

Dem per sipermarrjet serbe

Vendimi i qeverise se Kosoves eshte i keq dhe ne kundershtim me tregtine e lire vlereson per Deutsche Wellen ekonomisti Aleksandar Stevanovic i Qendres per tregun e lire

Une mendoj se pjesa e mallrave nga Serbia e cila hyn permes kanaleve gri ne Kosove dhe qe eshte sot dominuese thjesht do te rritet dhe efektet ne praktike nuk do te ndihen kushedi sa. Gjithashtu eshte e mundur qe nje pjese e flukseve legale do te vazhdoje te funksionoje ne menyre legale vetem se mallrat do te paketohen rishtaz ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni. Pra pak pune edhe per fqinjet tane te tjere.

Dem edhe per buxhetin e Kosoves

Demin me te madh do ta vuajne kompanite serbe mendon Stevanovic. Kostot e tregtimit ne Kosove do te rriten pasi biznesmenet kane kosto shtese ne qofte se ata duhet te punojne ilegalisht ose permes vendeve te treta. Volumi i kembimit tregtar me Kosoven gjithsesi nuk eshte i paperfillshem per nje vend si Serbia thote Stevanovic por ai shton se deme do te kete edhe nga ana e Kosoves. Eumlshte e njohur se nje pjese e rendesishme e tregtise se mallrave ndermjet Serbise dhe Kosoves vazhdon te shkoje ne kanalet gri dhe pas kesaj embargoje ekziston rreziku qe ai te hyje thuajse krejtesisht ne zonen gri paralajmeron Stevanovic

Nje nga rezultatet me siguri do te jete qe kete do ta vuaje edhe buxheti i Kosoves sepse ai thjesht nuk do te jete ne gjendje te regjistrojouml flukse te disa mallrave dhe ti faturoje legalisht. Nese nuk keni hyrje legale aty ku shitni dicka fakt eshte se per to nuk mund te ngarkoni tatim.

Presion politik permes ekonomise

Ekonomisti Goran Nikolic nga qendra per politiken e re thote se masa e autoriteteve te Kosoves do te rrezikoje me shume industrine ushqimore serbe dhe ate te materialeve te ndertimit. Serbia ka nje rritje te eksporteve por eshte e veshtire te pushtoje tregje te reja ne qofte se kercenohen rreth 250 milione euro nga kembimet vjetore do te thote se rrezikohen disa mije vende pune tha Nikolic. Gjithsesi dikush ka vleresuar se kjo eshte nje menyre efikase per te bere presion politik mbi Serbine i tha Nikolic DW

Nese eshte e vertete dhe une mendoj se ka qene edhe teza e zyrtareve serbe se embargoja eshte vene me miratimin e heshtur te Bashkimit Evropian atehere kjo eshte loje e rrezikshme. Jo ne aspektin e sigurise por ne aspektin e perkeqesimit te marredhenieve ne rajon. Per shkak se Serbia eshte vendosur para nje fakti te kryer dhe ka pak gjasa qe do te jete e gatshme per disa leshime politike. Une mendoj se kjo forcon disa forca qe jane per izolimin dhe ne te dy palet. Une mendoj se e gjitha eshte shume e rrezikshme dhe nese kane dashur te kerkojne disa leshime nga Serbia kjo nuk eshte menyre e mire. Eumlshte e veshtire qe pushteti ne Serbi te jete i gatshem per parate qe kam permendur te beje disa leshime sepse per ta kjo eshte politikisht zone shume e rrezikshme tha Nikolic.

Bildunterschrift Sarajeva

Demtohen edhe firmat boshnjake

Qeveria e Kosoves pervec Serbise mori vendim qe te tatoje me 10 mallrat nga Bosnja Hercegovina qe synojne tregun kosovar. Masat e qeverise se Kosoves mund te mbyllin dyert edhe per firmat e Bosnje Hercegovines ne Kosove. Meqenese ndermarrjet nga Republika e Srpska nuk bejne biznese ne Kosove vendimi i qeverise ne Prishtine rrezikon kryesisht biznesmenet nga Federata e B-H. Drejtori i firmes TT Kabeli nga Shiroki Brijeg Dario Tomic i tha Deutsche Welles se eksportet ne tregun e Kosoves per kete kompani jane tani mision i pamundur. Detyrimet doganore prej 10 per qind jane nje problem i madh per cdo dege sidomos per tonen tha Tomiq.

Edhe analisti i dhomes ekonomike te Bosnje Hercegovines Duljko Hasi beson se futja e tarifave doganore mund te mbylle tregun e Kosoves per firmat e Bosnje Hercegovines. Hasic thote se as presionet e komunitetit nderkombetar deri me tani nuk kane dhene ndonje rezultat. Pavaresisht presionit te madh nga B-H dhe Bashkimit Evropian Kosova nuk heq dore nga vendosaj e ketyre masave thote Hasic.

Ekonomia viktime e politikes

Meqe Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur Kosoven nuk eshte e mundur as arritja e marreveshjeve dypaleshe ne planin ekonomik. Marredheniet ekonomike ndermjet Sarajeves dhe Prishtines per kete arsye jane te bazuara ne marreveshjet rajonale sic eshte Marreveshja e Tregtise se Lire CEFTA.

Analisti ekonomik dhe deputeti ne Parlamentin e Shtetit Azra Haxhiahmetovic thote se ne kete rast ka rezultuar se ekonomia eshte nje viktime e mosmarreveshjeve politike rajonale. Bosnja dhe Kosova jane nenshkruese te te njejtave marreveshje tregtare dhe jemi angazhuar per liberalizimin e tregtise. Por une duhet te pranoj se ky veprim i Kosoves eshte nje reagim ndaj veprimit te Keshillit te Ministrave te Bosnje Hercegovines thote Azra Haxhiahmetovic.

Kosova eshte nje nga hapesirat ekonomike me te cilen Bosnja-Hercegovina ka pasur nje bilanc pozitiv te tregtise se jashtme. Vetem vitin e kaluar shkembimi i pergjithshem tregtar midis B-H dhe Kosoves ishte 345 milione marka. Analistet thone se ne kete rast Bosnja dhe Herzegovina eshte viktime e marredhenieve te pazgjidhura politike ne rajon vecanerisht ato ne relacionin Beograd-Prishtine.

Autor Ivica PetrovicSamir Huseinovic/Ina Verbica

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›