E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli Koalicioni me PDK-ne i qendrueshem

Ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se koalicioni me PDK-në është i qëndrueshëm. “Deri më tani nuk mund të them se kemi ndonjë problem me PDK-në.

Pacolli, sipas RTK-së, u shpreh se deri në shtator kryeministri Thaçi do t’i sigurojë edhe një ministri AKR-së.

“Kryeministri Thaçi deri më tani nuk ka dhënë ndonjë shenjë se nuk do ta respektojë marrëveshjen. Ai është njeri që e mban premtimin. Pra, jam i bindur se kryeministri Thaçi do të bëjë një riformatizim të Qeverisë, do t’ia japë AKR-së edhe një ministri ashtu siç jemi marrë vesh”, ka thënë Pacolli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›