E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvishet Joana, pozon gjysmë nudo në pishina -FOTO

Konkurrentja më e përfolur e edicionit të fundit të “Big Brother”, edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, por edhe pas daljes nga loja, e ka treguar në mënyra të ndryshme që është vajzë pa komplekse. 

Kështu Joana përveçse nuk e ka problem të shprehë mendimet e saj pa asnjë hezitim, po ashtu ajo nuk e ka problem të pozojë gati e zhveshur përpara objektivit të aparatit fotografik. Kështu përveçse të merret me angazhimet që kërkon hapja e një farmacie, ajo ka vendosur të bëjë një pauzë në pishinë, por jo vetëm për të marrë rreze. Joana ka realizuar një set fotografik në të cilat shfaqet thuajse e zhveshur, duke ofruar për lexuesit poza të nxehta. 

Duhet thënë që edhe pse vajza nuk ka një trup modeleje, sërish nuk trembet nga aparati. Përkundrazi Joana nga fotot duket shumë rehat me trupin e saj dhe me format e rrumbullakosura. Siç ka rrëfyer edhe nëpër intervista, ish banorja e BB nuk synon aspak botën e televizionit apo media, sepse në tetor ajo do të jetë pronare e farmacisë së saj në zonën e ish-bllokut, duke qenë se edhe studimet i ka kryer për farmaci. 
(Bluetooth/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Zhvishet Joana, pozon gjysmë nudo në pishina

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›