E Hënë, 2 Nëntor 2026

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Pas disa ditësh me rënie të ndjeshme, valuta të huaja shënuan një rritje të lehtë në tregun vendas të këmbimit valutor gjatë mesjavës.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan, euroja, sterlina britanike dhe franga zvicerane u forcuan në raport me lekun, duke reflektuar luhatje të zakonshme në një treg të lirë këmbimi.

Banka e Shqipërisë thekson se këto ndryshime janë brenda pritshmërive dhe lidhen me ecurinë e tregjeve ndërkombëtare dhe balancën e kërkesë-ofertës në tregun vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot janë regjistruar këto lëvizje:
Dollari amerikan është forcuar me 0,37 lekë, duke arritur në 83,31 lekë
Euroja është rritur lehtë me 0,01 lekë, duke u këmbyer në 96,74 lekë
Sterlina britanike ka shënuar një mbiçmim prej 0,29 lekësh, duke u këmbyer me 111,69 lekë
Franga zvicerane është forcuar me 0,10 lekë, në nivelin 104,03 lekë.

Për investitorët dhe operatorët ekonomikë, është me rëndësi monitorimi i vazhdueshëm i  kursit të këmbimit, në funksion të planifikimit financiar dhe menaxhimit të rreziqeve. e.xh/j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 83.31 +0.37
Euro EUR 96.74 +0.01
Poundi Britanik GBP 111.69 +0.29
Franga Zvicerane CHF 104.03 +0.10
Jeni Japonez (100) JPY 54.48 -0.52
Dollari Australian AUD 54.67 +0.02
Dollari Kanadez CAD 59.70 +0.28
Korona Suedeze SEK 8.83 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.33 -0.01
Korona Daneze DKK 12.96 0.00
SDR SDR 113.81 +0.52
Ari(OZ 1) XAU 336007.77 +7,450.08
Argjend(OZ 1) XAG 4067.50 +59.48
Juani Kinez (onshore) CNY 11.70 +0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 11.65 +0.04
Lira Turke TRY 2.00 +0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›