E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Hamasi dhe Izraeli shkëmbejnë listat e pengjeve dhe të të burgosurve

KAJRO, 8 tetor /ATSH-DPA/- Hamasi tha sot se kishte shkëmbyer lista të të burgosurve të kërkuar për lirim me Izraelin, si pjesë e negociatave të vazhdueshme për pengjet dhe të paraburgosurit.

Deklarata e Hamasit nënkupton se listat përfshijnë si, pengjet që mbahen ende nga militantët në Gaza, ashtu edhe palestinezët e mbyllur në burgjet izraelite.

Hamasi shpesh i referohet pengjeve si “të burgosur”.

Plani i paqes me 20 pika i propozuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, parashikon që Izraeli të tërheqë forcat e tij nga Gaza – në këmbim të lirimit të pengjeve, të cilët tani mbahen robër nga grupi islamist për më shumë se dy vjet.

Sipas planit, Izraeli do të lironte rreth 250 palestinezë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm dhe afërsisht 1 700 të tjerë të arrestuar – pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për propozimin e Trump kanë vazhduar në vendpushimin Sharm el-Sheikh të Egjiptit, në Detin e Kuq që nga e hëna.

Transmetuesi shtetëror egjiptian “Al-Qahera News” raportoi se negociatat do të rifillonin rreth mesditës së sotme, por zyrtarët paralajmëruan se arritja e një marrëveshjeje mund të zgjaste disa ditë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›