Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua sot me 0,70 lekë dhe këmbehet me 86,98 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën 98,19 lekë, ose 0,18 lekë më shumë se ditën e mërkurë.
Monedha britanike u mbiçmua me 0,39 lekë dhe këmbehet me 115,41 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105,37 lekë, ose 0,67 lekë më shumë se një ditë më parë. /j.p/
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 86.98 | +0.70 | |
| Euro | EUR | 98.19 | +0.18 | |
| Poundi Britanik | GBP | 115.41 | +0.39 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 105.37 | +0.67 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 60.08 | -0.14 | |
| Dollari Australian | AUD | 55.77 | -0.03 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 62.67 | +0.14 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.99 | 0.00 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.40 | +0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.17 | +0.04 | |
| SDR | SDR | 118.04 | +1.05 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 290320.97 | -976.70 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2820.26 | -11.45 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.02 | +0.08 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.02 | +0.07 | |
| Lira Turke | TRY | 2.25 | +0.02 | |