E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcohet dollari me 0,38 lekë, euroja humb terren lehtë

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan vijoi të forcojë pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 81,65 lekë ose 0,38 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,02 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 95,49 lekëve. Paundi britanik këmbehet me 110,24 lekë, ose 0,32 lekë më shumë se ditën e mërkurë  dhe franga zvicerane zbriti me 0,08 lekë duke u këmbyer sot me 104,03 lekë.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 81.65 +0.38
Euro EUR 95.49 -0.02
Poundi Britanik GBP 110.24 +0.32
Franga Zvicerane CHF 104.03 -0.08
Jeni Japonez (100) JPY 51.12 +0.11
Dollari Australian AUD 58.36 +0.13
Dollari Kanadez CAD 59.74 +0.20
Korona Suedeze SEK 8.84 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 8.75 -0.01
Korona Daneze DKK 12.78 0.00
SDR SDR 112.04 +0.48
Ari(OZ 1) XAU 383674.17 -2,865.45
Argjend(OZ 1) XAG 6154.54 -182.53
Juani Kinez (onshore) CNY 11.95 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 11.94 +0.03
Lira Turke TRY 1.82 +0.01

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›