Fore me ftesë
Takimi i liderëve politikë për reformën zgjedhore, dështoi sërish, pasi që të hënën Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk shkuan në takim.
Përderisa Albin Kurti refuzon takime të tilla me arsyetimin se ato mbahen në restorante, njerëzit e Hashim Thaçit e arsyetuan mosprezencën e liderit të tyre me atë se ftesa ka shkuar në adresë të gabuar.
“E kemi shtyrë takimin për javën e ardhshme, sipas të gjitha gjasave do të mbahet të enjten, apo të mërkurën”, ka thënë për Express, Haki Demolli, kryesues i Komisionit për Ndryshimet Zgjedhore.
Por pse nuk shkoi Thaçi në takim?
Një shpjegim për këtë ka dhënë Shefi i Protokollit në Kabinetin e Kryeministrit, Edi Sejdiu.
Ai ka bërë të ditur për Express se ftesa është pranuar, mirëpo sipas tij, në adresë të gabuar.
“Ky ka qenë një keqkuptim i administratës së Kuvendit, të cilët e kanë përcjellë tek Ilir Popaj, i cili është anëtar i PDK’së si dhe ka qenë në KQZ nga ana e partisë në 2009’ën, e ky zotëria nuk e ka përcjellë te ne”, ka sqaruar Sejdiu.
Këtë arsyetim nuk e pranon Ismet Beqiri, Shef i Grupit Parlamentar të LDK’së.
“Ky është arsyetim qesharak”, ka thënë ai, për gazetën.
“Nuk dua të paragjykoj asgjë, por them se si veprim është i papërgjegjshëm dhe i paqëlluar, sepse është dashur. Por, dyshoj se kjo është bërë me qëllim të prolongimit të proceseve në reformën zgjedhore”, ka shtuar ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...