E Diel, 1 Nëntor 2026

"Murinjo, trajneri i duhur per Juven"

Fabio Kanavaro pas rikthimit tek Juventusi deklaroi se i kupton mesazhet e tifozeve, si dhe vleresoi trajnerin portugez te Interit, si njeriun e duhur, per te pasuar ne stolin bardhezi, Klaudio Ranierin. - "E di se do te jete pak e komplikuar, sepse tifozet jane te acaruar per shkak se jam larguar kur ekipi ra ne Seria B dhe une i kuptoj shume mire ata," - theksoi Kanavaro. "Por ata duhet te dine se jam rikthyer per te nisur nje pune, qe do te riktheje ekipin ne nivelet me te larta, sikur ka qene dikur." I pyetur se cilin lojtar do te deshironte qe te sillte nga Madridi tek Juve, Kanavor deklaroi se preferon "Mahmadou Diarra". Trajneri qe do te deshironte mbrojtesi i shquar i Juves, eshte Murinjo. "Me pelqen shume Murinjo", - ka theksuar Kanavaro: - "Kam nje raport te mire me tifozet dhe merr gjithmone pergjegjesine e duhur para lojtareve." Rikthimi i Fabio Kanavaros pritet te pasohet me perforcime te tjera, ne te gjitha repartet e lojes se Juventusit. Ne plan te pare eshte sulmuesi i Verder Bremenit, Diego, qe pas finales se sotme te Kupes UEFA do te jete ne bisedime per te kaluar ne Torino.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›