E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimet e trajnereve dhe drejtuesve, dukuria e shemtuar e ketij sezoni

FSHF eshte distancuar zyrtarisht nga deklaratat e drejtuesve te disa klubeve te futbollit, qe kane rene ne ujdi per te fituar ndeshjet, duke mohuar garen e vertete. Ne vend te nje futbolli "Fair Play", fakt eshte se jane shenuar debate qe nuk kane asnje vlere dhe largime trajneresh, thuajse nga tre per cdo skuader brenda nje sezoni. Kjo paqendrueshmeri e theksuar eshte verejtur me se miri tek Shkumbini, qe eshte klubi i prekur ndjeshem nga ky fenomen i shemtuar, fenomen qe coi ne largimin e trajnerit, Gugash Magani dhe me tej te donatorit, Xhevat Ismaili. Por edhe largimet e trajnereve, ne ekipe te tjera kane pasur si shkak moralin e ndeshjeve. Teuta e Durresit nuk po fiton asnje ndeshje, duke iu bere nje fare nderi te gjithave pa perjashtim dhe Starova i merzitur nga dukuria, e cila per hir te se vertetes eshte e njohur edhe ne vende me futboll te zhvilluar, deklaroi terheqjen nga profesioni i tij, pas javes se ardhshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›