E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formacioni më i mirë i 2011-ës

Si çdo fundvit, edhe kësaj here është koha që të zgjidhet ekipi më i mirë i vitit. Në bazë të paraqitjeve që kanë shfaqur gjatë gjithë vitit, por edhe sukseseve të tyre me klube, në këtë listë zënë vend vetëm futbollistë nga ligat kryesore evropiane ndërsa dominojnë ata gjigantit katalan Barcelonës.

Në portë gjendet Victor Valdes i Barcelonës ndërsa reparti defensiv përbëhet nga Daniel Alves (Barcelona), Thiago Silva (Milan), Gerard Pique (Barcelona) dhe Marcelo (Real Madrid).

Në mesfushë gjenden treshja Mario Goetze (Borussia Dortmund), Xavi (Barcelona) dhe Iniesta (Barcelona).

Kurse, sulmi përbëhet nga treshja e furishme Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Robin van Persie (Arsenal).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›