Qeveria e ngarkuar
Koalicioni PDK-AKR mund të krenohet se ka arritur rekord sa i përket numrit të madh të zëvendëskryeministrave dhe zëvendësministrave.
Me 19 ministra, më shumë se 30 zëvendësministra dhe 6 zëvendëskryeministra, Qeveria e Kosovës është renditur më e madhja në rajon.
Gjatë vitit 2011, më së paku punë ka pasur Zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi.
Më së shumti zyrtarë qeveritarë janë emëruar për politikë të jashtme.
Edita Tahiri, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Ibrahim Gashi dhe Petrit Selimi, të cilët kanë arritur t’i sjellin “shumë” njohje Kosovës - vetëm trembëdhjetë.