E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevaret, ndihmoi me buke e djathe Besim Karain

Devoll- Gjendet i vetevarur ne ambientet e shtepise se tij njeriu qe dyshohej si strehuesi i autorit te masakres se Vidohoves, Besim Karait. I moshuari 67 vjecar, Ismet Musabej, eshte gjetur mengjesin e djeshem nga bashkeshortja e tij, i vetevarur ne nje prej dhomave te shtepise. Policia eshte duke hetuar ne lidhje me shkaqet dhe motivet qe cuan te ndjerin t’i jape fund jetes, duke bere te ditur paraprakisht, se shkak ka qene gjendja e rendur depresive e viktimes. Mendohet se gjendja shpirterore e 67 vjecarit Musabej eshte renduar edhe nga fakti se diten kur Besim Karaji kreu krimin e rende, duke vrare tre vellezerit Taulant, Xhilian dhe Etlevan Mulliri, e ka ndihmuar kete te fundit, duke i dhene veshje dhe ushqime.
Strehimi i Karait
Menjehere pas masakres mesditen e 29 janarit, i dyshuari Besim Karai, tashme ne “arrest me burg” pas vetedorezimit, u largua nga qendra e fshatit Vidohove te Devollit ku ishte dhender, dhe u strehua ne shtepine e Ismet Musabejt. Nga ana e bashkefshatareve behet e ditur se Musabej dhe Karai kane pasur nje lidhje te larget krushqie, cfare duhet ta kete bere qe Musabej t’i hapte deren e shtepise Karait dhe ta ndihmonte pak momente pas krimit. Madje ky fakt iu tha edhe policise, e cila e mori Musabejn ne ato dite si person nen hetim. Burime te policise bejne te ditur se ne shtepine e 67 vjecarit jane gjetur gjurme te autorit te masakres. I ndodhur perpara ketyre fakteve, ka qene Musabej qe ka pranuar se i ka dhene ushqim dhe veshmbathje Karait. Burime te besueshme ne Policine e Korces bejne te ditur se fillimisht 40 vjecari Karai eshte ndihmuar nga 67 vjecari me veshmbathje, por edhe me nje sasi ushqimesh. I moshuari ka deklaruar se i ka dhene 37 vjecarit buke me djathe dhe gjalpe, si dhe disa rroba. Policia sqaron se ka qene kjo ndihme nje mundesi e mire qe Karai te udhetonte tre dite e tre nete per te mberritur ne shtepine e tij ne Thumane, ku dhe u arrestua.
Vetevarja
Duket se 67 vjecari e ka pasur te veshtire te perballoje opinionin e bashkefshatareve te tij, ne lidhje me ndihmen qe i dha autorit te vrasjes se tre vellezerve Mulliri, keshtu ai ka ndermarre veprimin ekstrem per t’i dhene fund jetes. Burime te policise bejne te ditur se fillimisht ky mendohet se eshte edhe motivi i vetevrasjes se 67 vjecarit, por nuk perjashtohen edhe pista te tjera. Frika nga ndonje hakmarrje e mundshme, eshte edhe nje piste tjeter ku do te hetoje policia e Devollit, e cila ka marre ne pyetje familjaret e Musabejt. Nderkohe qe nuk behet e ditur nese Musabej ishte marre i pandehur nga prokuroria e Korces per dhenie ndihme si dhe strehimin e Besim Karait. Deshmia e familjareve do te zbardhe faktin nese ndaj te moshuarit ka pasur presione dhe kercenime pse ndihmoi te dyshuarin per masakren e dyfishte. Ekspertet nuk konstatuan shenja dhune ne trupin e Musabejt dhe vdekja sipas tyre ka ardhur nga shtrengimi ne fyt prej litarit.
Daniela Zisi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›