Historia e masakres qe kushtoi tre jete
Mesditen e 29 janarit te ketij viti, Besim Karai, sipas rrefimit qe ka dhene, eshte konfrontuar ne qender te fshatit Vidohove me dy vellezerit, Taulant dhe Xhilian Mulliri. Ai ka deshmuar se Taulanti i ka thene se do vazhdonte lidhjen me bashkeshorten e tij dhe here pas here e tallte ne mes te fshatit. Besim Karai, baba i tre femijeve, emigronte shpesh ne Greqi dhe jetonte kohet e fundit te shtepia e vjehrrit ne Vidohove te Devollit. Por dy muaj me pare kishte kapur ne flagrance gruan e tij me Taulant Mullirin, djalin e Liljana Mullirit, gruas se denuar me 25 vite burg per vrasjen e vogelushit Alberto Xhihani ne vitin 2003 po per motive xhelozie, pasi kishte lidhje me xhaxhane e viktimes. Besimi ua ka falur tradhtine, por me pas meson se gruaja ishte shtatzane dhe e detyron te abortoje. Gjate konfliktit te fundit ai shkon ne shtepi, i thote gruas se do vriste Taulantin dhe kthehet ne qender te fshatit, ku qellon per vdekje 23 vjecarin. Me pas i drejton automatikun edhe Xhilian Mullirit dhe ndjek kemba kembes vellane e vogel, Etlevanin, duke e plagosur rende. Ky i fundit vdes nje dite me pas ne spital. Pas krimit Besim Karai furnizohet me ushqime e veshje te nje miku i tij me te cilin kishte lidhje krushqie, pikerisht Ismet Musabej, i vetevrare dje. Largohet ne kembe me armen te fshehur ne xhup dhe perfundon pas tre ditesh ne Mamurras, te banesa e vellait te tij. Aty rrethohet dhe vetedorezohet ne komisariatin e Fushe-Krujes. Gjate deshmise se dhene ne gjykate, pohon masakren e trefishte, motivin per tradhtine e gruas dhe talljen e vazhdueshme nga viktimat se kishin shkuar me gruan e tij dhe kerkon pendese e gjykim te shkurtuar.