Formatohet Agjencia Kombëtare e Diasporës, kalon në varësi të MEPJ

Këshilli i Ministrave vendosi formatimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Ministri Igli Hasani ka bërë me dije se Agjencia Kombëtare e Diasporës ka kaluar në varësi të Ministrisë së Jashtme.
“Këshilli i Ministrave vendosi një formatim të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, një agjenci e cila ka ekzistuar edhe më parë por tani është pjesë e Ministrisë së Jashtme.
Si vazhdim i detyrimeve që morën në Samitin e Diasporës me idenë e dëshirën për të pasur sa më shumë përpjekje të mira e zhvillim për ata shqiptarë që jetojnë jashtë vendit por kanë nevojën dhe domosdoshmërinë për të pasur një angazhim institucional me vendin amë dhe krijimin e kësaj agjencie pranë Ministrisë së Jashtme si mekanizëm i nevojshëm i punës së ministrisë bazuar në nevojat aktuale të realiteteve në të cilat jetojmë”, u shpreh Hasani.
/rtsh.al/