E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Thaçi fton Ahmetin në duel televiziv

Shqiptarët në Maqedoni nuk i kanë të qarta ambiciet dhe programet e politikanëve të tyre që garojnë në zgjedhjet e 5 qershorit dhe prej shumë vitesh ata nuk kanë pasur rastin ta njohin programin e  tyre në një debat televiziv. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka ftuar në duel televiziv rivalin e tij të politikës shqiptare, Ali Ahmetin e BDI-së. Ai kërkon ballafaqim dhe debat publik vetëm me Ahmetin dhe jo me parti të cilat janë vënë në funksion të plotë të interesave jo shqiptare, thuhet nga PDSH-ja. Partia BDI ende nuk ka vendosur në rast se Ahmeti do të shfaqet në debat televiziv. Ndërkohë, për sigurinë gjatë zgjedhjeve të 5 qershorit, autoritetet në Maqedoni do të angazhojnë rreth 6900 policë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›