E Diel, 1 Nëntor 2026

Formula 1, Abu Dhabi zevendeson Montrealin

Lajmin e ka bere te ditur Federata Nderkombetare e Automobilizmit (FIA), e cila nuk ka dhene asnje detaj, duke publikuar listen e vendeve ku do te garohet sezonin e ardhshem.

Duke filluar qe nga sezoni i vitit 2009, cmimi i madh i Kanadase ne Formula 1 do hiqet nga kalendari. Lajmin e ka bere te ditur Federata Nderkombetare e Automobilizmit (FIA), e cila nuk ka dhene asnje detaj, duke publikuar listen e vendeve ku do te garohet sezonin e ardhshem.

Cirkuiti “Gilles Villeneuve” i Montrealit, nje prej me te preferuarve per skuderite por edhe sponsorat e pilotet, ka pesuar te njejtin fat si pista ne Indianapolis te SHBA-se, duke e larguar Formula 1 nga kontinenti amerikan.

Hyrja e re ne listen e vitit 2009 eshte pista ne Abu Dhabi, kryeqytet i Emirateve te Bashkuara Arabe. Ne Abu Dhabi do zhvillohet gara e fundit e sezonit te vitit 2009. Vitet e fundit, FIA eshte orientuar me shume drejt pistave te reja te Azise, ku bien ne sy hyrje te reja si ajo e Singaporit por edhe pista e Bahreinit qe eshte ndertuar ne mes te shkretetires.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›