Rossi rikthehet fitimtar ne vendlindje

Pas dy garave rresht, Moto GP po pushon per te rinisur 14 dite me vone. Mes periudhes qe ndan garat ne Australi dhe Malajzi, Valentino Rossi perfiton per t’u rikthyer ne vendlindjen e tij, Tavullia, si kampion bote.
“Ndihem pak i plakur dhe kam nevoje te rikthehem ne shtepi, te fle ne krevatin tim dhe te flas me qenin tim. Kam nevoje te rifitoj energji dhe te gjej motivime te reja. Ne Sepang mendoj te zhvilloj nje tjeter gare te bukur”, shprehet 8 here kampioni i botes. Kur duhen edhe dy gara deri ne fund te kampionatit, italiani i Yamaha-s ka refuzuar pushimet ekzotike per te festuar me miqte e tij ne Tavullia, te cilet e kane mbeshtetur gjithmone ne momente kritike.
Ne vijim, ai ka folur per garen e radhes ne Sepang, duke pohuar se eshte nje nga pistat e tij te preferuara. “Ne kete piste, Yamaha dhe Bridgestone kane shkuar mire ne testet dimerore”, thekson “Doktori”.