E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra, Hitzfeld: Luksenburgu na shokoi

Tekniku gjerman ka arkivuar nje barazim dhe nje humbje, por ajo cka rendon me shume tek zvicerianet eshte se humbja ka ardhur nga nje skuader amatore si Lukenburgu.

Ottmar Hitzfeld ka lene Bayern Munich me nje lume titujsh te fituar nder vite, por kjo eksperience nuk e ka ndihmuar ne nje pedane tjeter, ate te kombetareve. Pasi mori drejtimin e Zvicres, tekniku gjerman ka arkivuar nje barazim dhe nje humbje, por ajo cka rendon me shume tek zvicerianet eshte se humbja ka ardhur nga nje skuader amatore si Lukenburgu.

Por Hitzfeld nuk dorezohet dhe kerkon qe djemte e tij te rifuten menjehere ne gare. “Duhet te harrojme sa me pare ate humbje. Ne futboll duhet te shikosh gjithmone perpara per te fituar ndeshjen pasardhese”, eshte shprehur tekniku qe zevendesoi Kobi Kuhn.

“Humbja ndaj Luksenburgut ishte shokuese me gjithe respektin qe kam per kundershtaret, te cilet luajten nje ndeshje te madhe. Ne beme shume gabime dhe nuk duhet t’i perserisim me”, shtoi Hitzfeld ne prag te ndeshjeve me Letonine dhe kryesuesen e grupit, Greqine qe ka 6 pike te plota.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›