E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Formula 1, Çmimi i Madh i Arabisë Saudite

Cirkuiti më i shpejtë qytetas në historinë e Formula 1, ai në Jeddah do të presë edicionin e tretë të GP të Arabisë Saudite gjatë fundjavës 17-19 mars. I vendosur rreth 12 km në veri të qendrës së qytetit, Circuit shkon përgjatë Detit të Kuq dhe rrethon një lagunë. Ka një formë krejtësisht të pazakontë që i ngjan një kapëse flokësh. Pista është 6174 km, e dyta më e gjata në Botëror.

Ajo përmban 27 kthesa dhe pilotët do të kryejnë 50 xhiro për të përfunduar garën të dielën. Me një mesatare prej 250 km/h të regjistruar vitin e kaluar, cirkuiti i Jeddah është një nga më të shpejtët në kampionat dhe më i shpejti i  pistave qytetase. Gara e parë në Jedahh, në 2021 u fitua nga Lewis Hamilton, ndërsa në 2022 fituan Max Vertsappen dhe Valtteri Bottas.

Në Jeddah, ku pjesët e drejta të pistës alternohen me kthesat e shpejta, fuqia e motorit do të bëjë diferencën mbi gjithçka tjetër. Provat zyrtare të shtunën dhe Gara të dielën do të zhvillohen natën me drita dhe do të nisin në orën 18.00. B.K.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›