E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Raporti/ OKB: 2022, një vit i përgjakshëm për gazetarët. Vriten 86 punonjës të medias

86 gazetarë dhe punonjës të medias në të gjithë botën janë vrarë përgjatë vitit 2022. Sipas një raporti të UNESCO-s dhe OKB-së, theksohet se përgjatë vitit të kaluar është vrarë një gazetar në katër ditë. Pra, gati  50% më shumë se në vitin 2021.

Sipas OKB-së të dhënat nxjerrin në pah gjendjen me të cilën përballen gazetarët në punën e tyre.

“Pas disa vitesh rënie të njëpasnjëshme, rritja e madhe e numrit të gazetarëve të vrarë në vitin 2022 është alarmante. Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të ndaluar këto krime dhe për të siguruar që autorët e tyre të ndëshkohen sepse indiferenca është një faktor kryesor në këtë klimë dhune”,  u shpreh Audrey Azoulay, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s.

Vrasjet e gazetarëve përgjatë vitit të kaluar shënojnë një rënie në raport me vitin 2018, me 99 vrasje.   Ndërsa numri kishte rënë në një mesatare prej 58 vrasjesh në vit nga 2019-2021.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›