Formula 1 Fetel fitoi mimin e Madh te Kanadase
U nis nga vendi i parë dhe nuk e diskutoi fitoren deri në fund. Sebastian Fetel fitoi Çmimin e Madh të Kanadasë në Montreal dhe tani është 36 pikë para Alonsos që ndodhet i dyti në renditjen e kampionatit botëror.
Gjermani me makinën e tij Red Bull, ishte i pari në 67 nga 70 xhiro gjithsej, ndërsa pas tij u zhvillua një luftë e ashpër.
Protagonist i madh ishte pikërisht Fernando Alonso, pasi piloti i Ferrarit bëri disa parakalime për të arritur vendin e dytë, ndërsa u nis nga vendi i gjashtë.
Fillimisht, spanjolli kaloi Rosbergun me Mercedes. Më tej e pati radhën australiani Mark Ueber i Red Bullit, i cili kishte probleme me makinën e tij.
Paraqitjen e tij të madhe Alonso e përfundoi pak xhiro para përfundimit kur kaloi edhe Ljuis Hamiltonin, pilotin tjetër të Mercedesit.
Gjithsesi, fitues ishte Fetel që kaloi i pari vijën e finishit dhe mori më pas trofeun e Çmimit të Madh kanadez.
Tashmë, ai ka 132 pikë duke qenë i pari në renditjen e botërorit, ndërsa Alonso e ndjek me 96 pikë. Për skuadra, botërori gjithashtu kryesohet nga Red Bull.