E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada vdekja e komisarit ne Formula 1

Çmimi i Madh i Kanadasë u nxi nga një ngjarje fatkeqe si vdekja e një komisari të garës në pistën e Montrealit.
Kjo ndodhi në xhirot e fundit, pasi një makinë Zauber doli nga gara dhe duhej nxjerrë jashtë cirkuitit.
Komisari, identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur, u shkel nga makina vinç që shkoi të nxirrrte jashtë makinën Zauber.
Kjo pasi komisari u pengua dhe u rrëzua ndërsa shoferi që drejtonte makinën vinç nuk e pa.
Prej 20 vjetësh nuk ka vdekje pilotësh në Formula 1, por ja që ndodhin edhe aksidente të tilla.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›