E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA Majemi fiton ndeshjen e dyte finale

Disa minuta pas pushimit mjaftuan për përmbysjen e madhe.
Majemi fitoi 103-84 ndaj San Antonios, në ndeshjen e dytë finale në NBA, duke barazuar tashmë shifrat në 1-1.
Të dyja ndeshjet janë luajtur në Majemi, ndërsa më tej do të luhet edhe në San Antonio.
Pjesa e parë ishte e ekuilibruar ishte e ekuilibruar, me vendasit nga Florida që kryesonin me vetëm 5 pikë epërsi.
Por, 24 minutat në vazhdim ishin muzikë tjetër duke i garantuar Majemit një sukses të rëndësishëm.
Fitorja ishte për meritë të skuadrës, pasi ylli më i madh i NBA-së, Lebron Xhejms, shënoi vetëm 17 pikë. Por, ai dha 7 asistë dhe kapi 8 topa në tabela.
Ishte Çalmers më i miri me 19 pikë për skuadrën vendase, ndërsa për miqtë zhgënjyen veteranët Dankën e Parker.
Ndeshja e tretë në San Antonio mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës sipas orës shqiptare dhe do të mund të ndiqet në Supersport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›