E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Mbreti Fetel dominon ne Albert Park

Gjermani triumfoi dje per here te pare ne cirkuitin Australian Petrov me vendin e trete hyri ne historine e Formula 1

Cmimi i pare i Madh i Boterorit te Formules 1 qe u mbajt dje ne Melburn te Australise nuk dhuroi asnje surprize. Ne cirkuitin Albert Park kampioni i Botes ne fuqi Sebastian Fetel fitoi lehtesisht duke lene pas Ljuis Hamiltonin piloti i McLaren u rendit i dyti dhe Vitali Petrovin piloti i Renault surprizoi te gjithe me vendin e trete qe mori dje. Sa i perket rivalit te tij me te madh Alonso nuk mundi te bente asgje dhe u mjaftua me vendin e katert. Piloti i Ferrari-t la pas tij njevendeshen e dyte Red Bull ate te Mark Veberit.

Per here te pare ne Australi

Edhe pse ishte fitorja e 11-te ne karriere per Sebastan Fetelin triumfi i djeshem ishte special piloti gjerman fitoi dje per here te pare ne Australi. Me 25 piket e para qe arriti te merrte Feteli i dha nje sinjal te forte te tere sfidanteve. Keta te fundit do ta kene shume te veshtire qe ti marrin gjermanit numrin 1 nga vetura. Gjate gjithe gares se djeshme Feteli per asnje moment nuk e pa veten ne veshtiresi. Si te mos mungonte kjo lajmi tjeter i keq qe i shkoi rivaleve eshte se kampioni i botes nuk perdori as KERS-in sistemi qe grumbullon energjine kinetike dhe me pas e cliron ne momentin qe pilotit i nevojitet me shume shpejtesi pasi dje mekaniket kishin vendosur qe te mos ia montonin fare ne veture.

Perpjekjet e Hamiltonit

I vetmi pilot qe u mundua te ruante paksa ritimin e Fetelit ishte Ljuis Hamilton. Britaniku me McLaren-in e tij edhe pse u mundua shume nuk ia doli dhe ne fund e kaloi vijen e finishit rreth 20 sekonda pas gjermanit. Me kete distance duket qarte edhe diferencat qe kane njevendeshet ne kete fillim kampionati. Si te mos mungonte superioriteti i Red Bull-it britaniku ashtu sic tha dhe vete pas garave beri nje gabim qe i prishi paksa fundin e njevendeshes.

Surpriza e Petrovit

Duke pare formen e mire te dyshes Fetel-Red Bull fjala fitore as qe mund ti shkonte nder mend askujt. Por ja qe dje dikush eshte gezuar shume. Behet fjale per pilotin e Renault Vitali Petrov qe arriti qe te merrte nje vend te trete historik per te dhe tere Rusine. Piloti Vyborgu ka shkruar historine e vendit te tij ne boten e Formules 1 pasi per here te pare dje u ngrit flamuri sllav ne podin e nje Cmimi te Madh.

Starti i dobet i Alonsos dhe strategjia e gabuar

Sa i perket njevendesheve Ferrari duhet thene se skuderia italiane penalizoi dje vete veten me strategjine e tre ndalesave qe zgjodhi. Tre veturat e para te dites se djeshme u ndalen vetem dy here ne bokse per te ndryshuar gomat nderkohe qe pas tyre tere njevendeshet e tjera me ne krye Alonson ishin pilotet qe kishin zgjidhur strategjine me tre ndalesa. Si te mos mungonte ky fakt Alonso perfundoi dje ne vendin e kater edhe pse u nis mjaft keq. Qe ne start asturiani humbi menjehere disa pozicione. Me tej arriti te rekuperoje deri ne piken kur shikoi targen e Petrovit. Piloti rus tashme i eshte kthyer ne mankth pas asaj qe ndodhi vjet ne Abu Dabi Petrovi e mbajti pas vetes per rreth 20 xhiro Alonson qe me tej nuk shpresoi me per titull. Nje tjeter duel ku pa si protagonist Alonson eshte edhe ai qe spanjolli beri me Veberin. Piloti australian qe kishte te njejten strategji kerkoi qe te parakalonte kokekuqen por nuk ia doli.

Debutimi i endrrave

Dje nuk ishte nje dite e keqe vetem per pilotet aktual te Ferrarit. Serxho Perez qe nga 2012-ta eshte nje pilot i Ferarri-t dje debutoi per ne Formula 1 me Sauber-in beri nje gare fantastike. Piloti meksikan gjeti strategjine e duhur u fut vetem nje here ne boks dhe u rendit ne vendin e shtate vend qe pak minuta pas gares iu anulua duke qene se u penalizua nga FIA.

Per Mercedes GP-ne ishte nje gare jo

Gara e pare e Boterorit ishte mjaft negative per Mercedes GP-ne. Mikael Shumakeri u detyrua qe ne start te futej ne boks pasi gomen e prapme ia shpoi Alguersuari. Nderkohe pas disa xhirosh 7 here kampioni I Botes u detyrua qe te braktiste garen pasi pati problem me amortizatorin. Nderkohe nga ana tjeter as kolegut te tij Niko Rosberg nuk i shkuan punet me mire. Piloti gjerman la ne mes garen pasi u perplas nga Barikeli qe kerkoi ta parakalonte.

Klasifikimi

Pilote Pike

01 Sebastian Fetel 25

02 Ljuis Hamilton 18

03 Vitali Petrov 15

04 Fernando Alonso 12

05 Mark Veber 10

06 Xhenson Baten 8

07 Felipe Masa 6

08 Sebastien Buemi 4

09 Adrian Sutil 2

10 Paul di Resta 1

Konstruktore Pike

01 RBR-Renault 35

02 McLaren-Mercedes 26

03 Ferrari 18

04 Renault 15

05 STR-Ferrari 4

06 Force India-Mercedes 3

07 Lotus-Renault 0

08 Virgin-Coseorth 0

09 Sauber-Ferrari 0

10 Eumlilliams-Coseorth 0

11 Mercedes GP 0

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›