E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat e huaja komentojne triumfin e Shqiperise ndaj Bjellorusise

Goal.com Franca te falenderoje Shqiperine. UEFA.com Salihi shemb Bjellorusine

Tre piket qe Shiperia mori ndaj Bjellorusise ishin tre pike qe erdhen pas nje loje bindese ishin tre pike qe askush nuk nuk mund ti konstestoje. Skuadra e Jospik Kuzhese me lojen qe beri bindi jo vetem kundershtarin por edhe nje pjese te madhe te mediave qe dje nuk hezituan dhe bene komentet e tyre mbi performancen e kuezinjve.

Mediat bjelloruse

Mediat bjelloruse pranuan rezultatin madje pa ia vene shume veshin mungesave te shumta ne formacion. Nderkohe qe Pressball u justifikua lidhur me kete duke iu referuar fjaleve te trajnerit Shtange se nuk mund te zevendesohen 7 lojtare portali sportiv ne internet Belarus i ra drejt e ne teme. Bjelloruset nuk kishin shkuar ne Tirane me mendjen per te luftuar dhe fitorja shkoi ne anen e atyre qe e merituan plotesisht - shkruante ajo - qe te fitohet duhet te luftohet dhe kete shqiptaret e treguan mrekullisht gjate gjithe ndeshjes.

Ne Kroaci

Jehona e fitores se Shqiperi ne takimin e peste te vlefshem per Eliminatoret e Evropianit te 2012-es ka mberritur edhe ne Kroaci. Mediat e vendit ballkanas kane shkruajtur ne menyre te permbajtur por edhe serioze per suksesin kuqezi ne eliminatoret e Euro 2012. Gazeta Jutarnji List komentoi se Shqiperia arriti nje fitore jashtezakonisht te rendesishme ne grupin D dhe gezimi shqiptareve iu dha nga Hamdi Salihi ne 62 qe dha 3 piket. Tani Shqiperia u barazua me bjelloruset me nga 8 pike. Ne stol ishte serish trajneri kroat Josip Kuzhe qe eshte sheruar nga hemorragjia cerebrale.

LEquipe Shqiperia rikthehet ne rruge te mbare

Gazeta e madhe franceze LEquipe i kushtoi nje artikull skuadrave te grupit eliminator te perfaqesueses se vendit te saj. Bosnja dhe Shqiperia kthehen ne rruge te mbare - shkruan ajo Bosnja me ne fund iu imponua Rumanise 2-1 ndersa Shqiperia e dominoi Bjellorusine. Pas Frances ceshtja e kualifikimit mbetet e paqarte. Shqiperia e Lorik Canes beri diferencen pas nje ore loje kur Hamdi Salihi i dha nje avantazh te pacmueshem. Kualifikimi duket larg per Rumanine. Portali francez Chronofoot.fr e kishte titulluar shkrimin e tij shume qarte Shqiperia rigjen besimin. Nderkohe qe Chronofoot.fr shkroi Perpara takimit kapiteni shqiptar Lorik Cana kishte deklaruar qe ekipi i tij synonte nje vend ne playoff gjate ketyre eliminatoreve. Dhe ashtu ndodhi. Shqiperia eshte tashme ne nje rruge te mire pas suksesit te arritur te shtunen perballe Bjellorusise me rezultatin 1-0.

Goal.com Franca te falenderoje Shqiperine

Portali me i madh nderkombetar sportiv Goal.com kishte vendosur titullin e shkrimit te saj Blute mund te falenderojne Shqiperine. Me kete titull goal.com I referohet faktit se me ate fitore kuqeziinjte lane te paprekur distancen prej kater pikesh qe kishte Franca e vendit te pare me Bjellorusine. Franca realizoi nje operacion te mire gjate eliminatoreve te Euro 2012 ne grupin D pas suksesit te saj te rendesishem ne Luksemburg 2-0 te premten. Ne fakt - shkruan Goal.com - fale fitores se ngushte te Shqiperise perballe Bjellorusise 1-0 te shtunen gjate eliminatoreve te Euro 2012 lsquoBlute kane tani kater pike avantazh nga ndjekesit ne grupin B. Shqiperia regjistroi nje sukses te cmuar fale nje goli te Salihit 2 dhe tani ndodhet ne vendin e dyte ne grup me te njejtin numer pikesh sa Bjellorusia 8 pike

Sajti zyrtar i UEFA-s

Ne faqen zyrtare te UEFA-s dje u dha fotografia e autorit te golit Hamdi Salihit njeriut qe vendosi fatin e ndeshjes ndersa titulli eshte pa ekuivoke Salihi shembi pertoke Bjellorusine. Me pas komenti eshte qe goli i Salihit siguroi fitoren e Shqiperise duke kurorezuar nje paraqitje shume te mire qe i mundesoi skuadres se Josip Kuzhes te bashkohej me rivalet ne 8 pike.

Berisha Qeveria do te shperbleje kombetaren

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha deklaroi dje ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PD-se se qeveria qe ai drejton do te shperbleje kombetaren shqiptare te futbollit per fitoren qe mori ndaj Bjellorusise.

Qeveria do te shperbleje ekipin kombetar per ndeshjen e fituar nje nga ndeshjet me te bukura te kombetares sone. Kjo ishte performanca me e mire dhe paraqitja me dinjitoze e Shqiperise - deklaroi Berisha. Me tej kryeministri i vendit siguroi se viti 2012 do te jete viti i finalizimit te stadiumit kuqezi.

Me tej Berisha preferoi qe te lidhte fitoren e kombetares shqiptare me ate te se djathtes per vendoret. Kryeministri i Shqiperise permendi edhe heroin e mbremjes Hamdi Salihin Minuta e 61 mbreme ishte minuta kulmore ku Hamdi Salihi nje nga yjet e futbollit evropian beri golin dhe vendosi fitoren e pershendes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›