Kompensimi gati vendimi per 2550 pronare

Pagesat e legalizimeve 2 miliarde leke per pronaret. ALUIZNI ka bere gati dosjet per kalim pronesie
2550 pronare do te fitojne te drejten per tu kompensuar pasi pronat e tyre jane zene nga ndertimet informale. Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Ndertimeve/Zonave Informale ka bere gati dosjet te cilat presin vetem vendimin e Keshillit te Ministrave. Kreu i ALUIZNI-t Shaban Memia pohoi se jane plot 2 miliarde leke te mbledhura nga ALUIZNI te cilat jane bere pjese e fondit te vecante per kompensimin e pronareve. Nderkohe qe vetem pak kohe me pare agjencia pergatiti dokumentacionin i cili u miratua me tej dhe ne Keshillin e Ministrave per kompensimin financiar te 2075 ish-pronareve.
Kompensimi i pronareve nga legalizimet
Plot 2 miliarde leke jane grumbulluar nga ALUIZNI per tu vene ne dispozicion te kompensimit financiar te pronareve. Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Ndertimeve/Zonave Informale krahas procesit te legalizimit te ndertimeve informale po pergatit dokumentacionin perkates ne bashkepunim dhe me Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per te kompensuar financiarisht edhe pronaret e tokes ku jane ngritur ndertimet pa leje. Procesi i kompensimit te pronareve eshte lehtesuar ne menyre te ndjeshme edhe nga nje vendim i qeverise i cili heq afatet kohore te aplikimit. Ndryshimet e bera ne muajin tetor ne vendimin nr. 383 date 19.5.2010 te Keshillit te Ministrave Per percaktimin e procedurave te shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme prone private qe preken nga ndertimet informale bejne te mundur qe tashme te mos kete me kufizime 30-ditore per te paraqitur dokumentet cka pengoi shume pronaret te fitonin kompensimin financiar. Pra hiqet periudha kohore per paraqitjen e kerkeses. Pika 2 e vendimit te qeverise sakteson se ne piken 3 fjalet ... dhe vazhdon per 30 tridhjete dite ... hiqen. Nderkohe ne piken 3 te vendimit baze thuhet se procesi i regjistrimit/pranimit te kerkesave per kompensim fillon 5 pese dite pas dates se njoftimit publik dhe vazhdon per 30 dite. Shtohet me tej nje pike 6/1 ku percaktohet se ne rastet kur nuk eshte e mundur te dorezohet prokura e posacme sipas shkronjes c te pikes 6 secili bashkepronar apo nje pjese e tyre paraqesin kerkese individuale apo te perbashket per pjesen takuese ne pronen qe kompensohet. Nese kerkesa paraqitet nga nje pjese e bashkepronareve ajo shoqerohet nga prokura e posacme e nenshkruar prej tyre ku si tager i nevojshem te jete edhe e drejta per te terhequr vleren financiare ne emer te tyre. Ne rastin e kerkesave individuale te secilit bashkepronar apo te nje pjese te tyre per cdo aplikim te kryer paguhet tarife sherbimi pavaresisht se i perket te njejtes pasuri te paluajtshme. Shtohet nje tjeter lehtesi per pronaret te cilet nuk shpallen fitues pas aplikimit te pare. Sipas ndryshimeve ne vendim thuhet Subjektet perfituese kerkesa e te cileve nuk eshte pranuar per mungese dokumentacioni gjate procedurave te meparshme kane te drejte te riaplikojne pas plotesimit te mangesive te konstatuara. Keto subjekte nuk paguajne tarife sherbimi nese provojne pagimin e saj gjate aplikimit te meparshem duke u dhene ne kete menyre mundesi per riaplikim pa tarifa shtese. Parashikohet gjithashtu qe fituesit e rinj te perfitojne te njejten mase kompensimi pra 21.8 te mases se pergjithshme. Numri i individeve perfitues nga fondi per shpronesimet arrin ne 2065 ndersa ai i pasurive te paluajtshme qe preken nga procesi i legalizimeve eshte 345. Pas procesit te dorezimit te kerkesave ne muajin gusht nje numer i madh pronaresh nuk munden te aplikonin dot per shkak te kufizimeve kohore por tashme ndryshimet ne ligj heqin cdo afat kufizues.
Ndryshimet
Ishte
2. Ne njoftimin publik duhet te percaktohen
b periudha kohore e paraqitjes se kerkeses.
Behet
Shkronja b e pikes 2 shfuqizohet.
Ishte
3. Procesi i regjistrimit/pranimit te kerkesave per kompensim fillon 5 pese dite pas dates se njoftimit publik dhe vazhdon per 30 tridhjete dite.
Behet
Ne piken 3 fjalet ... dhe vazhdon per 30 tridhjete dite ... hiqen.
Ishte
6. Subjekti apo perfaqesuesi me prokure i tij brenda afatit te percaktuar ne njoftimin publik paraqet prane zyres se AKKP-se dokumentacionin e meposhtem
Behet
3. Ne fjaline hyrese te pikes 6 fjalet ... brenda afatit te percaktuar ne njoftimin publik ... hiqen.
Ishte
8. Grupi i punes sipas pikes 4 te ketij vendimi brenda 45 dyzet e pese diteve nga perfundimi i afatit per paraqitjen e kerkeses per kompensimin e prones kryen veprimet e meposhtme
Behet
Ne piken 8 behen keto ndryshime
Grupi i punes sipas pikes 4 te ketij vendimi brenda 60 gjashtedhjete diteve nga data e paraqitjes se kerkeses kryen veprimet e meposhtme.
Ishte
9. Drejtori i Pergjithshem i AKKP-se ne perfundim te procesit te verifikimit nga grupi i punes.
Behet
Fjalia hyrese e pikes 9 ndryshohet si me poshte vijon
Drejtori i Pergjithshem i AKKP-se brenda 30 tridhjete diteve nga data e perfundimit te procesit te verifikimit nga grupi i punes.
Ishte
11. Me hyrjen ne fuqi te ketij vendimi AKKP-ja realizon ndarjen e fondit aktual te kompensimit te pronave ne vlere proporcionale me masen perkatese te parashikuar ne listat bashkelidhur vendimeve te miratuara deri me tani.
Behet
Pika 11 ndryshohet si me poshte vijon
11. AKKP-ja realizon ndarjen e fondit te kompensimit te pronave ne vlere proporcionale me masen perkatese te parashikuar ne listat bashkelidhur vendimeve te Keshillit te Ministrave qe percaktojne shperblimin e pronareve per pasuri te cilat preken nga ndertimet informale deri ne te njejten mase te perfituar nga subjektet e kompensuara me pare.