Formula 1, Sebastien Vettel kampion bote për herë të tretë
Sebastien Vettel shpallet për të tretin vit radhazi kampion bote në Formula 1. Në garën e fundit e zhvilluar sot në Brazil, gjermani përfundoi i gjashti, ndërsa rivali i tij Alonso u rendit i dyti.
Kjo pozitë i mjaftoi Vettel që të shpallet kampion bote. Garën e sotme e fitoi Jenson Button në McLaren, kurse podiumin e kompletoi piloti tjetër i Ferrarit, Felipe Massa.
Vettel e përfundoi kampionatin me 281 pikë, 3 më tepër se spanjolli Alonso.
25 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Formula 1, Sebastien Vettel kampion bote për herë të tretë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP