Mourinho: Tani e kemi vështirë për titull

Jose Mourinho deklaroi pas ndeshjes me Betisin se për këtë humbje ska justifikime, vetëm se duhet ti përgëzojmë lojtarët e skuadrës kundërshtare.
”S’kemi çka të bëjmë justifikime dhe të ankohemi në gjyqtarin apo orarin e ndeshjes. Pas kësaj humbje nuk duhet të gjejmë arsyetime. Duhet të përgëzojmë kundërshtarët për lojën e fortë dhe motivuese që kanë bërë. Tani është normale që mund të ndihemi pesimistë për titull, sepse e kemi vështirë tani” deklaroi Mourinho./Indeksonline/