Drifting para Universitetit Politeknik, gjobitet drejtuesi i mjetit

Policia e Tiranës ka gjobitur me vlerën 60 mijë lekë drejtuesin e një mjeti, i cili po kryente drifting para Universitit Politekinik të Tiranës.
“Pasi policia Rrugore e Tiranës evidentoi nëpërmjet pamjeve filmike makinën shoqëroi dhe ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara” njofton policia.
Policia njofton se manovrat drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor.
Ajo prej kohësh u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të mënjanuar aksidentet.
/ rtsh.al /