E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Korçë/ Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, në pranga 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi po transportonte me makinë pesë emigrantë të paligjshëm.

Në aksin rrugor Korçë–Pogradec, policia ka ndaluar automjetin tip “Citroen” me pesë shtetasit e huaj brenda tij, të cilët 54-vjeçari po i transportonte kundrejt pagesës, me qëllim kalimin ilegal drejt vendeve të BE-së.

Policia ka sekuestruar automjetin dhe një aparat celular në cilësinë e provës materiale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›