E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, Vetel rikthehet me fitore në garën e Gjermanisë

Kampioni në fuqi i botës në Formula 1, Sebastian Vetel, ka triumfuar në Çmimin e madh në Gjermani, duke lënë pas zhgënjimin e garës së fundit, teksa e la në mes. Piloti i Red Bull-it e ka dominuar garën, duke mbajtur pozicion e parë që nga fillimi i garës dhe më pas duke administruar garën.

Pas tij u renditën dy pilotët e Lotusit, përkatësisht Kimi Raikonen dhe Roman Grosjean, që i kanë dhënë një ritëm të kënaqshëm garës, sidomos në fundin e saj. Vetëm vendi i katërt për Fernando Alonson e Ferrarit, edhe pse në xhiron e fundit tentoi të parakalonte Grosjean dhe të hipte të paktën në pod. Pas kësaj gare, Vetel konsolidon vendin e parë, duke qenë 34 pikë përpara Alonsos, që edhe këtë sezon Ferrari nuk po del atje ku do ai.

(d.b/e.ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›