Ja si biznesmenët e Berishës zhvasnin paratë e CEZ-it në prag të falimentimit
Tiranë- Biznesi i borxheve, i ngritur nga CEZ Shpërndarje, në kohën kur administrohej nga çeket privatët ka xhiruar shifra marramendëse. Televizioni “Top Channel’ publikoi sot dokumenta të plota, që dëshmojnë se vetëm për një periudhë kohore prej 6 muajsh, 9 kompani private kanë përfituar nga CEZ plot 12 milionë dollarë nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara.
Dokumentat tregojnë se gjahtarët e borxheve kanë lulëzuar pikërisht 6 muajt e fundit të CEZ në Shqipëri, nga korriku deri në dhjetor të vitit të kaluar, kur grupit çek ju hoq licenca e shpërndarjes së energjisë pasi vetë kompania po shkonte drejt falimentimit. Kontratat të cilat ishin të vlefshme deri në mars të këtij, viti u anulluan menjehrë në janar nga administratori i ri, sapo CEZ u rikthye në administrim shtetëror. Sipas dokumentave, pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë një kompani me emrin Debt internejshënëll menaxhment me administrator Kastriot Ismailaj, e cila ka përfituar nga CEZ 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.
Madje, kur CEZ u rikthye në administrim shtetëror dhe anulloi kontratën, kjo kompani hapi padi duke kërkuar dëmshpërblim për prishje të njëanshme të kontratës. Në vend të dytë, për nga shuma e përfituar, vijnë dy kompani të tjera, përkatësisht CE 2 servis dhe CE 2 debt menaxhment. CE 2 services figuron në QKR me administrator Ervin Kajnon dhe përfaqësues ligjor Endrit Alikaj. Ky i fundit ka qenë për një kohë të gjatë administrator i QTU-së, dhe njihet si një nga njerëzit më të afërt me biznesmemenin Samir Mane, një njdër njerëzit e botës së biznesit që është shumë pranë kryeministrit Berisha. Të dy këto kompani kanë përfituar nga CEZ 3.2 milionë dollarë, në gjysmën e dytë të vitit 2012. Më pas vijnë me radhë, kompanitë e tjera, Mercel, EOS, Costal dhe Elit Konsallting. Që në fillim të këtij biznesi media publikoi vërshimin e kontratave me tarifa marramendëse, deri në 54 për qind, që CEZ po nënshkruante në seri me gjahtarët e borxhit. Vetë dokumentat tregonin se nuk bëhej fjalë për një biznes të thjeshtë mes privatësh, por në fokusin e kontratave ka qenë edhe mbledhja e borxheve të institucioneve shtetërore, që administrohen me para publike nga buxheti ose jo. Që në atë kohë përfaqësues të opozitës akuzuan publikisht se kompanitë e krijuara për mbledhjen e borxheve zotërohen nga biznesmenë të afërt me Qeverinë, që duke shfrytëzuar lidhjet me pushtetin diktojnë marrëveshje mes CEZ dhe institucioneve publike, për përfitime korruptive, si rasti i transfertës së famshme për borxhet e ujësjellësave.
Nuk ka ende nje shpjegim se si shteti nuk ndikonte dot qe keto institucione dhe ente borxhlinj te paguan faturat e energjise tek CEZ, por u desh të hapeshin kompanitë private që luan rolin e përmbaruasit që këto borxzhe të shlyheshin. Por tashme duke lene gati gjysmen e shjmes ne arken e tyre dhe duke rrenuar me tej financat e shkaterruar te CEZ edhe nga abuzimimi vete cekeve.
Logjika me e thjeshte te do se këto borxhe nuk shlyheshin vullnetashmë por me ndërmjetësimin e bizneseve të njerëzve të qeverisë, enkas për të përfituar përqindjen e përmbaruesit.
Marrë nga Top Channel