E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, Vetel triumfon edhe në Itali

Gjermani i Red Bullit, Sebastian Vetel, ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1, që u mbajt në Monza, duke regjistruar fitoren e tij e gjashtë në këtë edicion. Piloti gjerman ruajti vendin e parë për  53 xhiro, vend që e mori falë sigurimit të kohës më të shpejtë në provat zyrtare të zhvilluara një ditë më parë.

Spanjolli Fernando Alonso me Ferrari doli i dyti, pas një gare agresive që pati me Mark Veberin e Red Bullit që u poizicionua i treti. Ndërkohë, pas tyre u renditën Masa (Ferrari), Hulkenberg (Suter), Rosberg (Mercedes) dhe Rikiardo (Toro Roso). Spanjolli Fernando Alonso zhvillloi një garë shumë të mirë me brazilanin por në fund nuk arritën të merrnin më shumë pikë. Të dy i bënë një start të shkëlqyer garës teksa që në start Massa i rrëmbeu vendin e dytë Veber duke i dhënë hapësirën Alonsos që pas disa xhirosh të kalonte ai në vendin e dytë. Ndërkohë Vetel edhe në garën e djeshme ka treguar një ritëm të jashtëzakonshëm duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitimin e garës. Potenciali i skuderisë Red Bull është dukshëm më superior ndaj Ferrarid he këtë gjë e dinë shumë mirë dy pilotët e kokëkuqes.

Kjo ishte fitorja e tretë e Vettel në pistën e Monzas dhe e 32 në karrierën e tij. Pas pikëve të plota të marra në këtë garë, zbehen edhe më shumë shpresat e Ferrarit për të fituar këtë botëror, pasi Vettel ka thelluar në +53 avantazhin me Alonson. Pas garës piloti spanjoll u shpreh se “luftuan si luan” por në fund fitues doli sërish një kampion si Vetel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›