Ozil: Reali humbi besimin ndaj meje
Ditët e fundit në shumë media spanjolle apo ato angleze po qarkullojnë shumë intervista nga personalitet të ndryshme të sportit lidhur me transferimin e gjermanit për të topçinjtë. Ka qenë vet Mesfushori i ri i Arsenalit, Mesut Ozil i cili ka sqaruar arsyet e divorcit me galaktikët. Ai ka thënë se Reali i Madridit, ku kishte kaluar tre sezonet e fundit, e kishte humbur besimin dhe respektin, duke vendosur që të shkonte nëse është nevoja edhe falas, vetëm për të luajtur me Gunners.
Turko-gjermani ka folur edhe për bisedën që kishte pasur me trajnerin e tij të ri, Arsene Venger, i cili e bindi që t’u bashkohej Topçinjve, të cilët paguan 45 milionë Euro për kartonin e tij.
“Biseda me të më ka dhënë një shtytje se duhej të lëvizja, pasi mu dhanë ato që kisha humbur në Real: Transparenca, besimi dhe respekti. Më ka thënë ekzakt ato që unë i shoh, ato që unë dua t’i bëj dhe ato që ai pret nga unë”, deklaroi mesfushori mbrojtës për të përditshmen gjermane Die Welt.
“Do të shkoja në Londër edhe falas, nëse do të ishte nevoja”, tha mesfushori gjerman. Ozil ndër të tjera e pranon se bashkëkombësit e tij, Mertesacker e Lukas Podolski, po e ndihmojnë që të adaptohet me Londrën dhe me gjuhën e re. “Flas shumë me Per e Poldi. Ata më ndihmojnë”, përfundoi Ozil.
Ozil do të luaj sezonin e parë në Angli pasi më parë ka luajtur na Kampionatin Gejrman me Verder Bremen dhe në Spanjë me Realin e Madridit.