E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja gjeti nje lider te ri ne Slloveni

Një humbje nuk është gjithnjë gjithçka e humbur dhe kombëtarja shqiptare fitoi jo pak nga ndeshja në Slloveni.
Një nga ata që u fituan ishte Ergys Kaçe, një nga liderët e rinj të ekipit, përveçse edhe organizatori i vërtetë që mungonte.
Djali 20-vjeçar, i lindur në Korçë dhe i formuar si lojtar në Greqi, tregoi aftësi për lidhjen e lojës.
Pasimi i shkurtër dhe i shpejtë ishte diçka natyrale për të.
Jo më pak i natyrshëm ishte pasimi i gatë, nga gati 40 apo 50 metra distancë.
Përveç regjisë, Ergys Kaçe shkëlqeu duke bërë presion ndaj kundërshtarit. Një luftë që e zhvilloi në çdo cep të fushës në stadiumin e Ljubljanës.
Edhe pranë portës sllovene, edhe fare afër zonës së Etrit Berishës dhe Lorik Canës.
Shpejtësia në veprime krijoi befasi dhe mundësoi raste për gol.
Në pjesën e dytë, trajneri kundërshtar e mbuloi më nga afër Kaçen, i cili gjithsesi, ia doli të kishte pjesën e tij në ato 45 minuta shumë të mira të kombëtares.
Pas Sulejman Demollarit, Bledar Kolës dhe Ervin Skelës, ekipi përfaqësues ka gjetur një tjetër lojtar të rrallë që me shumë gjasa do t’i shërbejë për nja 10 apo 12 vjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›