“Formula 1”, Vettel fiton edhe në Malajzi

Piloti i “Formula 1” Sebastian Vettel nuk ka të ndalur, pasi gjermani e fitoi edhe garën e dytë të sezonit të ri të vlefshme për Çmimin e Madh të Malajzisë.
Vettel ishte pa konkurrencë në 56 xhirot, ndërsa dilema e vetme gjatë gjithë kohës ishte vendi i tretë të cilin e zuri Nick Heidfeld i Renault. Jenson Button shpëtoi McLarenin me pozitën e dytë në garën e Malajzisë.
Felipe Massa i Ferrarit u radhit në pozitën e pestë, përderisa Lewis Hamilton u pozicionua vetëm në pozitën e shtatë. Michael Schumaher fitoi dy pikë në pozitën e nëntë.
Edhe pas garës së dytë ranglistës së pilotëve u prinë Sebastian Vettel me rezultat të pastër – 50 pikë të grumbulluara pas dy garave.