E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Bayerni shkarkon Van Gaal

Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayerni i Munichut ka shkarkuar trajnerin holandez, Louis Van Gaal, ndërsa ka vënë në krye zëvëndëstrajnerin Andreas Jonker.

Ky hap i drejtuesve të Bayernit vjen pas barazimit prej 1-1 ndaj Nurnbergut në derbin bavarez.

Andreas Jonker është ish-trajner i skuadrës holandeze Willem II, ndërsa ai do të jetë në krye deri në fund të sezonit, para se në krye të detyrës të jetë Jup Heynckes i cili tashmë ka nënshkruar me Bayernin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›