E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, Vettel merr kryesimin

Kampioni i botës në fuqi Sebastian Fetel, u rikthye te fitorja në Formula 1, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Bahreinit. Në një garë të mbushur me probleme përpara startit të saj, piloti gjerman i Red Bull ka arritur fitoren e parë sezonale, duke zhvilluar një betejë të fortë në xhirot e fundit me ish-kampionin e botës Kimi Raikonen. Finlandezi u rendit i dyti me Lotus, ndërsa vendin e tretë e zuri shoku i tij i skuadrës Romen Groszhan. I katërti u rendit Mark Veber, sërish me Red Bull, ndërsa i pesti gjermani Niko Rozberg me Mercedes. Britaniku Pol Di Resta zuri vendin e gjashtë, duke lënë pas dy pilotët e Ferrarit Fernando Alonso dhe Felipe Masa. Gara e Bahreinit gjithsesi, ka qenë larg normales, me vetëm 45 mijë spektatorë që e ndoqën atë për shkak të protestave që kanë përfshirë këtë vend. Që përpara startit ajo ishte në rrezik, pasi edhe gjatë natës, nuk kanë munguar përleshjet mes protestuesve anti-qeveritarë dhe policisë. Pas kësaj gare, Fetel ka marrë kreun e kampionatit botëror me 53 pikë, i ndjekur nga britaniku Ljuis Hamilton me 49.
(el.me/a.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›