E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Presidenti’, Arvizu: Nano kandidati me serioz, keni nevoje per lider pozitiv

TIRANË- Ish-lideri i së majtës, njëkohësisht ish-kryemisnitri i Shqipërisë Fatos Nano mori sot “bekimin” e SHBA, në lidhje me ambicien e tij për tu zgjedhur presidenti i ardhshëm i shqiptarëve. Kreu i prezencës së SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu pas takimit me ish/liderin e së majtës deklaroi për mediat se Nano është kandidatura me serioze për kreun e shtetit. 

“Kam përshtypjen se jeni tejet të qartë, por edhe kur të takohem me Fatos Beun do më pyesni për të njëjtën gjë. Jam i kënaqur që zori Nano mori kohë nga axhenda e tij për të më takuar. Jemi takuar disa herë dhe pres të takohem edhe herë të tjera. Sikurse për shumë shqiptarë, një nga programet e mia të preferuara është “Zonë e lirë”, zoti Çani po ju ndjek edhe ju gjithashtu dhe çdo javë. Është interesante të shoh listën e kandidatëve që ai ka 12 apo disa të tjerë. Qartazi disa kandidatë janë më seriozë se të tjerët dhe zoti Nano është në këtë kategori ndaj është e rëndësishme të vazhdojmë diskutimet tona”,- deklaroi ambasadori Arvizu. 

Në këtë linjë ambasadori amerikan vlerësoi se zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces Kushtetues, duke shtuar se është një proces plotësisht dhe qartësisht shqiptar.

“Pika e dytë është procesi përzgjedhës i presidentit. Dua të nënvizoj se ky është një proces qartësisht shqiptar. Por, gjithashtu do të doja të theksoja se ka shumë implikime, që kanë lidhje me drejtimin e vendit në të ardhmen ashtu sikurse lidhur me marrëdhëniet e vendit me komunitetin, sikurse marrëdhëniet me SHBA. Ne nuk po flasim për zgjedhjen e një ministri, por bëhet fjalë për presidentin e Republikës së Shqipërisë. Kështu që parakushtet dhe kërkesat janë të vendosura qartësisht në Kushtetutë. Duhet një proces kushtetues, pasi nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e një ministri, por presidentin”,- theksoi Arvizu duke shprehur besimin e plotë se kryeministri dhe çdo shqiptar e kuptojnë shumë mirë. 

Ish-lideri i së majtës Fatos Nano vijoi sot axhendën e takimeve, në kuadër të mbëshetjes për kandidaturën e tij për president me kreun e prezencës së SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu. Takimi mes Nanos dhe ambasadorit amerikan ka nisur pasditen e sotme rreth orës 18:00 tek ‘Piazza’.

Ky është takimi i dytë që ish-kryeministri Fatos Nano zhvillon brenda pak javësh. Ditën e premte Nano, pas vetëshpalljes të kandidaturës së tij për president, ashtu sic e kishte paralajmëruar, nisi turin e takimeve me kreun e LSI-së Ilir Meta që iu përgjigj pozitivisht ftesës. Takimi u zhillua ne 'Hotel Rogner', pak metra larg Kryeministrisë, ku Nano mori vlerësimet e kreut të LSI-së megjithëse ky i fundit nuk konfirmoi hapur mbështetjen e tij për kandidaturën e mundshme të Faos Nanos.

Nani pas vetëshpalljes së kandidaturës për president, mbrëmjen e së enjtes në një emision televiziv u shpreh se do të dialogojë me të gjitha palët e politikës për mbështetjen e kandidaturës së tij, Nano tha se do të takohet edhe me kryeministrin Berisha, edhe me kreun e PS-së, Edi Rama, por edhe me të gjithë krerët e partive të tjera parlamentare për të kërkuar mbështetjen si kandidat konsensual.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu komentoi sot zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri dhe vetëkandidimin e Fatos Nanos për këtë post. Ambasadori amerikan theksoi se ka ndjekur me interes deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Nano dhe theksoi se e vlerëson atë për kualifikimet që ka. Sipas ambasadorit është ende herët për presidentin e ri dhe se rruga deri atje është e gjatë. 

LAJMI NE VIJIMESI

Lidhje te tjera Nano President? Arvizu: E vlerësoj, të shqyrtohen edhe persona të tjerë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›