E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, Arvizu: Ina Rama gati akuzat, do jetë specifike

TIRANË- Kreu i prezencës së SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu bëri me dije se se kryeprokurorja Ina Rama ka gati akuzat për 21 janarin duke nënvizuar se do e lerë të lirë që të jetë specifike për një cështje aq kritike. 

“Lidhur me hetimet e 21 janarit, unë u takova me kryeprokuroren Ina Rama të premten dhe kuptova se ajo është gati të sjellë akuzat. Do ta lë atë të jetë specifike, por ashtu si të gjithë e dinë ky proces është tejet kritik në mënyrë që të fillojë procesi i shërimit ndaj asaj që ka ndodhur atë ditë të tmerrshme. Sikurse shumë shqiptarë edhe unë ndoqa intervistën e Fatos Nanos dhe ai bëri disa pika shumë interesante dhe të rëndësishme por veçanërisht ato me 21 janarin. Mendoj që komentet e tij lidhur me 21 janarin, kanë qenë të qarta, më objektivet, më të baraspeshuarat dhe më të mirëmenduarat dhe më të saktat që dikush ka bërë deri sot, ndonëse e di që jo të gjithë e mendojnë kështu”, u shpreh Arvizu, pas takimit të zhvilluar pasditen e sotme me ish-liderin e së majtës Fatos Nano.

Kryediplomati amerikan tërhoqi vëmendjen e disa deputetëve opozitar të cilët reaguan pas qëndrimit të Fatos Nanos për katë cështje, duke vlerësuar deklaratat e këtij të fundit si të balancuara dhe të vyera.

“Ashtu sic shumë shqiptarë e kam parë intervistën televizive të Nanos në Top Story. Zoti Nano bëri disa pika interesante dhe të rëndësishme, një nga pikat e veçanta është me 21 janarin. Mendoj që komentet e bëra me 21 janarin janë më objektivet dhe të balancuara dhe mirëmenduara që i ka bërë njeri deri sot. Jo të gjithë e besojnë këtë dhe ai parlamentar që mendon kështu të mbajë qëndrimet e tij, por nuk jam dakort me të plotësisht dhe po mendoj për familjet e viktimave kur e them këtë gjë. Për kujtimin e personave që janë vrarë për të mirën e vendit, ne kemi nevojë për proces shërimi. Kemi nevojë për njerëz që japin mendime të vyera, ajo që nuk na duhen janë komente të tilla që janë bërë për fitim të shkurtër pozitiv. Mendoj se kemi nevojë për lider pozitiv dhe mendoj se shumë nga këto gjëra pozitive janë të përqëndruara në zotin Nano”,- përfundoi deklaratën e tij ambasadori Arvizu
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›